PËR FEMIJË
PËR TË RRITUR
CfarË thonË klientËt
"Kur u takova me Marinin isha 32 vjeç. Kisha prek fundin! Kisha veç vullentin dhe mendjen e kthjellët që më duhej të rikthehesha te vetja. E them me plot gojë, nëse ka arrit me më transformu mu, mund ta realizojë me këdo që ka forcën e brendshme me lëviz. Të tjerat i bën ai. Unë duhet veç ta ndjek e të duroj dhimbjen që mbasi kalon kthehet në forcë."
"Si mjeke me orë të tejzgjatura pune, Marini më ka ndihmuar të mbaj në formë shëndetin fizik dhe atë mendor, pavarësisht ngarkesave stresuese profesionale. Jam jashtëzakonisht e kënaqur me progresin që kam patur. E rekomandoj fort dhe me shumë mirënjohje Marinin për këdo kërkon një trajner të ditur e të përkushtuar."
"From the first training I had with Marin I understood my fitness journey was going to be amazing. He's a very supportive and funny coach which makes you want to give 110%. You get a very good amount of dopamine and endorphins that will make you look at life through rose-tinted glasses".
"Çdo ditë një hap i ri. Çdo ditë një ide e re. Çdo ditë një përpjekje tjetër e Marinit për të qënë pranë kujtdo që dëshiron të duket e të ndihet në formën e tij më të mirë. I ditur, i palodhur dhe krejt i shkëlqyer"
"Nga puna me Marinin kuptova sa shumë më pëlqen te kujdesem për shëndetin fizik përmes fitnesit. Marini të mëson hap pas hapi sesi të gjesh lidhjen me trupin tënd dhe të investosh tek vetja. Thjesht duhet ndjekësh këshillat e udhëzimet e tij e shumë shpejt do të shohësh ndryshimet dhe përmirësimet që prej kohësh i ke kërkuar!"
Marini është një trajner i veçantë pasi ai punon në nivele të ndryshme të secilit individ. Nivel fizik (duke të këshilluar sipas nevojës ushtrimet më të mira për të zhvilluar pamjen fizike). Nivel mendor (duke të motivuar që të vazhdosh përpara dhe të fitosh më tepër vetëbesim). Nivel shpirtëror (duke u stërvitur në natyrë ti kupton si të arrish nivele më të thella të paqes së brendshme dhe të jesh mirënjohës karshi asaj çfarë të rrethon).
Marini është një trajner i shkëlqyer.
Ai është shumë i përkushtuar, shpjegon çdo lëvizje në mënyrë që të kuptosh çfarë po bën dhe përse po e bën. Inkurajues, motivues, të bën të dashurosh fitnesin, ndryshimin në trupin tënd dhe i kushton rëndësi të veçantë ecurisë të secilit klient. E rekomandoj 10/10.
- All Posts
- Fitness