Search
Close this search box.

A E DI SE… 6 FAKTE SHOKUESE RRETH STËRVITJES

  1. A e di që për një orë stërvitje, ti i shton 2-3 orë jetë trupit tënd?
  2. Po që gjatë stërvitjes, kontraktimit të muskujve, clirohen në sistem molekula që ulin ankthin dhe depresionin. Shkencëtarët i quajnë këto “Molekulat e Shpresës”.
  3. Një studim së fundmi ka treguar që minimumi 2 minuta stërvitje rigoroze në ditë, ul rrezikun ndaj kancerit me 20%.
  4. Me kalimin e moshës truri jonë fillon e tkurret, humbet volumin e tij, dhe është pikërisht stërvitja, kardiovaskulare dhe ajo me pesha, që e ngadalësojnë këtë proces.
  5. A e di se me anë të stërvitjes, frymëmarrjes, lëvizjes së trupit, lirshmërisë, ne mund të procesojmë trauma të ndryshme emocionale që janë në sistemin tonë? Duke cliruar kështu bllokime të ndryshme në mëndjen dhe në trupin tonë.
  6. Një fakt tjetër shumë interesant është që, stërvitja e forcës, kundra rezistencave, mirëmban dhe ruan elasticitetin e lëkurës dhe trashësinë e saj
Scroll to Top