- Nëse do të hash një ëmbëlsirë, haje pas një vakti, jo me stomak bosh. Kështu mban në kontroll sheqerin në gjak dhe urinë.
- Konsumo ushqime të sezonit, ato ushqime ku shkojnë krimbat, pasi këto janë ushqimet me vlera dhe vërtet bio.
- Mos harro proteinat ditore, që i gjejmë në dy kategori: bimore (tërshëra, orizi kaf, quinoa, frutat e thata, etj) dhe shtazore (veza, pula, mishi, peshku, qumshti, etj).
- Evito konsumin e ujit me ushqim dhe pak para e pas tij, pasi ndikon ne pH e stomakut dhe vështirson tretjen. Optimalisht konsumo ujë 30-60 minuta para ushqimit.
- Konsumo erëza dhe cajra. Përdori erëzat më shumë në ushqim, si tumerik, rozmarinë, borzilok, etj. Përvec se i japin shije ushqimit, i japin edhe shumë vlera. Gjithashtu edhe cajrat gjatë ditës janë fantastike, si sherebel, caj mali, etj.
- Mos u co i tejngopur nga tavolina. Kjo kryesisht nëse po konsumon karbohidrate, pasi përvec se nuk është e shëndetshme, jep dhe shumë lodhje, përgjumje dhe mungesë përqendrimi.
- Mos e tepro me frutat. Frutat janë shumë të mira, por kujdes me sasinë që konsumon. Sidomos për ata persona që duan te dobsohen apo që ndjejnë fryrje zorrësh pas konsumimit të tyre.
- Mos përziej shumë ushqime në një vakt. Sa më i pastër të jetë vakti, aq më mirë tretet dhe përthithet ai ushqim nga trupi. Sa më tepër lloje ushqimesh, salcash dhe përbërësish të ketë një vakt, aq më tepër rëndohet trupi ynë.
- Mos u përtyp gjatë ditës. Jepi pak kohë trupit të pushoj nga vakti ne vakt. Mos vrapo pas ushqimit në shenjën e parë të urisë (kujdes nga ushqyerja emocionale). Trupi dhe mendja janë në pikun e funksionit te tyre kur sistemi tretës është në qetësi.