Search
Close this search box.

5 MITE RRETH FITNESIT

  1. “Sa më shumë djersitemi, aq më shumë dhjame djegim” Jo, djersitja nuk tregon që po humbasim dhjamë. A e di që 84-85% e dhjamit në trup largohet me anë të frymënxjerres, në formën e CO2 (vetëm 16% del me lëngje trupi si urinimi dhe djersitja). Prandaj sado letra kuzhine apo mushama të përdorim, kjo tregon që momentalisht, shumicën e kohës, po humbasim vetëm lëngje trupi. Këshillë! Shto aktivitetin fizik në kushte normale.
  2. “Nëse nuk ndiej dhimbje pas stërvitjes, atëherë nuk e kam bërë sic duhet” Mos u fikso me dhimbjen qe ndjen pas stërvitjes. Ajo nuk është gjithmonë një faktor që tregon efektivitetin e stërvitjes. Progresi matet seancë pas seance nëse rritet forca, rezistenca, performanca dhe përmiresohet aspekti estetik.
  3. “Duhet të zgjas muskujt para stërvitjes (stretching statik)” KUJDES! Stretching statik përpara stërvitjes krijon një lirshmëri shumë të madhe të artikulacioneve, e cila rrit probabilitetin e dëmtimit gjatë stërvitjes, kryesisht kur kemi stërvitje shumë dinamike dhe shpërthyese. Prandaj, në fillim të seancës këshillohet stretching dinamik, pra me lëvizje, dhe ne fund ai statik, me qëndrim fiks.
  4. “Sa më shumë ta stervis një zonë të caktuar, aq më shumë dhjamë do humbas në atë zonë” Sado fortë të përpiqemi të targetojmë zona të caktuara të trupit dhe ti punojme shumë forte që të heqim dhjamin në atë zonë specifikisht, kjo gjë NUK mund të realizohet. Kur humbasim dhjamë, ai largohet njëtrajtësisht në të gjithë trupin. Këshillë! Përqendrohu kryesisht në ushtrime që targetojnë një grup muskujsh njëkohësisht.
  5. “Nëse nuk stërvitem, do më kthehen muskujt në dhjamë” Muskuli nuk kthehet në dhjamë dhe as dhjami nuk kthehet në muskul. Ato janë dy inde të ndryshme që funksionojnë “në terezi të vet”. Prandaj duhet të ushqehemi mirë dhe të stërvitemi, në mënyrë që të ulim masën dhjamore dhe të shtojmë masën muskulare, për një trup të bukur, të fortë dhe të shëndetshem.

SUGJERIM: Bëj 3-5 herë në javë stërvitje rezistence për muskujt (vegla, pesha, llastiqe, peshë trupi, etj) dhe 2-4 herë në javë ushtrime kardiovaskulare (HIIT, aerobi, bicikletë, sporte të ndryshme, etj).

Scroll to Top