Search
Close this search box.

PASIGURI PER TE FILLUAR STERVITJEN?

“Marin, sa kam dëshirë të stërvitem, kam edhe siklet të shkoj në palestër”

“Jam fillestar, kur futem aty ndihem si i huaj, nuk di si të bëj ushtrimet, nuk di si të veproj në atë ambient”

“Kam frikë nga gjykimi i të tjerëve, mos iu dukem shumë i dobët fizikisht”

“Aty ka persona shumë më të aftë se unë, shumë më të fortë se unë dhe më duket vetja shumë inferior ndaj tyre”

“Kam frik mos qeshin me mua ndërkohë që bëj ushtrimet gabim”

“Jam shumë i shëndosh, më duket sikur të gjithë sytë janë tek unë kur jam duke bërë stërvitje”

Si fillim, më lejo të të them që i kuptoj shumë mirë këto pasiguri të tuat, por mos i beso shumë mendimeve të tua. Duhet të kuptojmë që të gjithë ne e kemi nisur nga diku stërvitjen. Nuk kemi qënë vetvetiu të fortë, rezistent apo të aftë në palestër. Kemi nisur nga një nivel i caktuar dhe gradualisht kemi arritur këtu ku jemi sot.

Gjithashtu shumë persona e kanë nisur stërvitjen edhe pse kanë patur këto mendime dhe kanë vënë re, pas njëfarë kohe në stervitje, që është krejt e kundërta.

Pas më shumë se një dekade në palestër, më lejo të të them që është një ambient social, ku krijohet një komunitet njerëzish që vijnë për qëllime të njëjta, të permiresohen fizikisht dhe mendërisht. Dhe përkundrazi asaj që mendon, janë persona që të shtyjnë, të inkurajojnë dhe të japin forcë që të vazhdosh. Dhe vet unë, si shumë të tjerë, kam patur dyshime të tilla dhe friëera, por të gjithë do ta nisim diku, apo jo?

Kjo është një garë me veten tonë, prandaj është një padrejtësi nëse e gjykon veten vazhdimisht dhe e krahason me personat e tjerë që janë në atë ambient me ty. NISE, që të gjesh kurajon, motivin dhe një shtysë më të madhe për të vazhduar përpara

Scroll to Top