Search
Close this search box.

SI TË REDUKTOJMË NEPSIN?

E ke parasysh kur je në shtëpi duke ndenjur, nuk ke cfarë bën, mund të jesh edhe i mërzitur nga ndonjë situatë dhe të shkon mëndja “të pickosh” dicka, që mund të jetë ëmbëlsirë, frut apo ndonjë pije? Kjo është një lloj ushqyerje emocionale, ku ne përdorim ndjesinë e mirë që na jep ushqimi për të evituar këto ndjesi parehatie të momentit. Prandaj, evito aksesin e kollajtë ndaj ushqimeve që të shtojnë nepsin (të tundojnë). Mundohu të largosh ëmbëlsirat, pijet apo snack-s të ndryshëm nga shtëpia apo zyra, bli fruta sa për konsum ditor dhe mos gatuaj ushqim me tepricë.

Një shkak tjetër i nepsit është edhe gjumi jo i mirë, i cili rrit dhe nevojën për sheqerna gjatë ditës.

Gjithashtu edhe mungesa e nutrientëve, vitaminave dhe mineraleve shton nepsin pasi trupi kërkon të zëvendesoj ato mungesa që ka. Bashkangjitur kësaj, edhe vaktet e crregullta dhe jo të bollshme janë një tjetër shkak.

Por cilat janë zgjidhjet për të ulur nepsin?

1. Mundohu ti konsumosh vaktet në të njëjtin orar cdo ditë.

2. Ngope trupin. Jepi ushqime natyrale dhe me vlera.

3. Sigurohu që pjata, kryesisht vakti i parë i ditës, të ketë përmbajtje porteinash, fibrash dhe pak yndyrë.

4. Gjëndja e përgjithshme shëndetësore dhe hormonale. Konsultohu me mjekun.

5. Hidratohu mirë gjatë ditës.

Një SEKRET që mos të hash shumë në darkë… laji dhembet më herët

Scroll to Top