Search
Close this search box.

Rreth Marinit

Kushdo e njeh Marinin, e ndjen qartazi pasionin që ka për trupin dhe mendjen, ndërlidhjen dhe zhvillimin e tyre. Mënyra si ai e sheh fitnesin dhe shëndetin është holistike, ku ndërthuren trupi, mendja dhe shpirti.

Një jetë dedikuar shëndetit, sporteve dhe studimit të vazhdueshëm.

I diplomuar në Fizioterapi, pranë fakultetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, bashkangjitur me trajnime të njëpasnjëshme mbi performancën fizike dhe fitnesin. Prej mbi 9 vitesh, Marini ushtron profesionin si trajner personal me kohë të plotë, gjithashtu dhe trajner grupesh për të rritur dhe fëmijë. Metodat e tij të stërvitjes përfshijnë trajnime kickbox-i, me pesha dhe paisje, me peshën e trupit, calisthenics, trajnime funksionale, bootcamp dhe retreats.

Marini ka krijuar këtë platformë për t’i dhënë mundësinë kujtdo që dëshiron të transformojë trupin dhe shëndetin e tij përmes një shumëllojshmërie programesh trajnimi. Ai të fton dhe ty që t’i bashkohesh rrugëtimit të tij, për të rritur kështu ndërgjegjësimin dhe kulturën ndaj shëndetit tonë të plotë

Bëhu dhe ti pjesë e këtij komuniteti në rritje

Të presim…

Abonohu tani

Programet FITMAX

CfarË thonË klientËt

Scroll to Top