Search
Close this search box.

SI NDODH HUMBJA E DHJAMIT? MËNYRAT E THJESHTA PËR TA PËRSHPEJTUAR ATË.

E di që mendon se është djersitja, por jo. Kërkimet shkencore tregojnë se vetëm 10-15% e dhjamit humbet me anë të djersitjes, urinimit, lotëve dhe lëngjeve të tjera të trupit. Por 85% e magjisë së vërtetë ndodh në MUSHKËRI, me anë të frymëshkembimit. Pra dhjami largohet si dioksid karboni, me anë të frymënxjerrjes.

Dhe cfarë e shton frymëshkembimin?

Lëvizja, aktiviteti fizik. Kështu, pasi kemi ulur sasinë e kalorive që marrim nga ushqimi duhet që lëvizjen ta kthejmë në kulturë. Të lëvizim kurdo na jepet rasti, jo të presim vetëm orarin e palestrës, vrapit apo sportit. Janë aktivitetet e vogla të përditshme që bëjnë diferencen në kohë, aktivitete të tilla si përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit, parkimi i makinës më larg dhe ecja më pas në këmbë, lojrat e ndryshme fizike, lëvizja dhe shkëputja nga qëndrimi ulur në punë për kohë të gjatë, ecja në natyrë, etj.

Pra, duhet të kemi parasysh që djersitja NUK është e lidhur drejtpërdrejtë me djegien e dhjamit. Qeset e barkut, korsetë, mushamatë në mes të vapës, saunat e forta për qëllime dobësimi etj, janë vetëm humbje kohe dhe lëngjesh të nevojshme të trupit. Por, ktiviteti fiizk, ushqimi i balancuar, gjumi dhe manaxhimi i stresit janë faktorët kryesor për të mbajtur peshën trupore dhe shëndetin nën kontroll.

Scroll to Top