Politika e rimbursimit

Transformohu nga Shtëpia (TNSH)

Në Transformohu nga Shtëpia, synojmë të ofrojmë transparencë dhe qartësi për çdo pjesëmarrëse. Për këtë arsye, ju ftojmë të njiheni me kushtet e mëposhtme të rimbursimit përpara regjistrimit në program.

1. Aktivizimi i abonimit

Abonimi aktivizohet në momentin kur pjesëmarrësja bëhet pjesë e grupit të programit, pavarësisht datës së kryerjes së pagesës.

Nga momenti i aktivizimit, pjesëmarrëses i vihet në dispozicion aksesi në shërbimet dhe materialet e përfshira në abonimin e saj.

2. Rimbursimi përpara aktivizimit të abonimit

Nëse pjesëmarrësja ka kryer pagesën, por nuk është bërë ende pjesë e grupit dhe nuk ka marrë akses në asnjë nga materialet e programit, ajo mund të kërkojë anulimin e regjistrimit dhe rimbursimin e plotë të pagesës.

3. Rimbursimi pas aktivizimit të abonimit

Pas aktivizimit të abonimit dhe marrjes së aksesit në grup, TNSH nuk ofron rimbursime për ndërprerjen vullnetare të pjesëmarrjes.

Kjo përfshin rastet kur pjesëmarrësja:
– Ndryshon mendje pas regjistrimit.
– Nuk ka kohë ose mundësi të ndjekë stërvitjet.
– Nuk merr pjesë në seancat LIVE.
– Nuk i përdor materialet e vëna në dispozicion.
– Vendos të ndërpresë programin për arsye personale.

Pjesëmarrësja përfiton akses në përmbajtjet e programit, përfshirë planet ushqimore, regjistrimet e stërvitjeve dhe materialet e tjera digjitale, që nga aktivizimi i abonimit.

Mospërdorimi i këtyre materialeve ose mosndjekja e stërvitjeve nuk përbën, në vetvete, arsye për rimbursim.

4. Vazhdimësia dhe garantimi i shërbimit

Transformohu nga Shtëpia garanton ofrimin e plotë të shërbimeve të përfshira në paketën e zgjedhur deri në përfundimin e periudhës së abonimit, sipas kushteve të përcaktuara në momentin e regjistrimit.

Edhe në rastet kur pjesëmarrësja vendos të mos e ndjekë më programin për arsye personale, aksesi në materialet dhe shërbimet e përfshira në abonim mbetet aktiv deri në përfundimin e tij.

Për rrjedhojë, ndërprerja vullnetare e pjesëmarrjes apo mospërdorimi i shërbimeve të ofruara nuk përbën, në vetvete, arsye për rimbursim.

5. Rastet kur ofrohet rimbursim pas aktivizimit

Sipas politikës tregtare të TNSH, rimbursimi pas aktivizimit të abonimit ofrohet vetëm në rastet kur shërbimi i premtuar nuk vihet në dispozicion ose nuk ofrohet sipas përshkrimit dhe kushteve të përcaktuara në momentin e regjistrimit, dhe problemi nuk zgjidhet nga ekipi ynë.
Çdo rast i tillë shqyrtohet në mënyrë individuale.

6. Procedura e kërkesës për rimbursim

Për të paraqitur një kërkesë për rimbursim, pjesëmarrësja duhet të kontaktojë ekipin tonë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, duke dhënë emrin, mbiemrin dhe të dhënat e përdorura gjatë regjistrimit.
Kërkesa shqyrtohet duke marrë parasysh statusin e abonimit, aksesin në materialet e programit dhe përmbushjen e shërbimeve të ofruara.

7. Dispozita përfundimtare

Kjo politikë përcakton kushtet tregtare të rimbursimit të programit Transformohu nga Shtëpia dhe zbatohet duke respektuar të drejtat e detyrueshme të konsumatorit, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Telegram WhatsApp
Scroll to Top