Search
Close this search box.

MOS U FIKSO PAS PESHORES.

Mos u fikso pas peshores, sepse “gënjen”. Kjo pasi peshorja mat thjeshtë peshën. Po c’është pesha? Pesha është sasia e masës dhjamore, muskulare, kockore, ujërave dhe elementëve të tjerë ne trup.

Marrim shembull se sot është dita jote e parë e stërvitjes dhe kujdesit ushqimor, peshohesh dhe je 70 kg. Pas 3 muajsh stërvitje, peshohesh dhe je prapë 70 kg. Pse ky rezultat, cfarë ka ndodhur me trupin tënd? Trupi (përvec të tjerash) ka humbur masë dhjamore dhe ka shtuar masë muskulare (duke u mbledhur dhe tonifikuar).

Pra, edhe pse numri në peshore është i njejtë, përbërja trupore ka ndryshuar. Kjo tregon që, format janë më të dukshme, rrobat rrinë më bukur, ndihesh më i fortë, ndihesh më energjik, ndihesh më mirë me veten dhe të tjerët e vënë re ndryshimin. Këta janë matësit e vërtetë të cdo transformimi të suksesshëm.

Kështu, mos u fikso pas numrave. Pesha ndryshon shpesh për shkaqe të ndryshme (stresi, lëngjet trupore, intoleranca ushqimore, cikli menstrual tek femrat etj.) Nëse do vërtetë të matësh progresin e një transformimi, bëj një matje elektronike të përbërjes trupore ose ki parasysh pikat e mësipërme.

Scroll to Top