Search
Close this search box.

DËSHIRON TË BËHESH MË I/E FORTË?

Nëse do të forcosh këmbët, krahët, barkun, shpinën, gjoksin, vithet dhe çdo muskul tjetër, atëhere nuk mjafton vetëm të stërvitesh më fortë, por edhe MË ZGJUAR.

Çdo muskul i trupit aktivizohet nga truri (sisitemi nervor qëndror). Sa më e fortë lidhja tru – muskul, aq më shumë inervohen dhe forcohen muskujt. Me atë të stërvitjes së vazhdueshme dhe rritjes së ngarkesës mund ta forcojmë këtë lidhje.

Por si ta bëjmë këtë gjë konkretisht? Marrim një shembull:

Nëse maksimumi i pompave që mund të bësh është 8 dhe qëllimi yt është 20, atëherë: Llogarit 50% e maksimumit të pompave që mund të bësh (në këtë rast 4). Ky do të jetë maksimumi i pompave që do të bësh për seri (3-4 pompa sa herë që bën).

Ushtrimin mund ta bësh sa herë të duash gjatë ditës, por me 30-60 minuta pushim mes serive (sa më shumë pushim aq më mirë).

Vazhdo kështu për një javë. Në fund të javës bëj një provë sa pompa arrin të bësh saktë, duke dhënë maksimumin. E zëmë se arrite 12 përsëritje, në fillim të javës tjetër nise me 50% e rezultatit të ri (pra, 6)… e kështu me rradhë.

Funksionon me çdo ushtrim (squat, pull up-s, plank, lunges) dhe çdo muskul që doni të forconi.

Scroll to Top