Search
Close this search box.

ÇFARË DO TË THOTË TË JESH FIT?

Fitnesi fizik nuk është thjesht paraqitje, por kryesisht PERFORMANCË. Të gjithë jemi kaq të fiksuar pas paraqitjes, estetikës, ndërkohë që mund të çalojmë në shumë komponentë të tjerë të fitnesit, si rezistenca kardiorespiratore, stamina (qëndrueshmëri), fleksibiliteti, forca, shpejtësia, shkathtësia, koordinimi, balanca. Të gjitha këto së bashku formojnë atë që quhet ”fitness”.

Me fjalë të tjera, është aftësia për të qënë FUNKSIONAL dhe i përgatitur fizikisht për situata nga më të ndryshmet në përditshmërinë tonë. Këto cilësi automatikisht sjellin dhe një trup të kalitur dhe me muskuj, por nga ana tjetër, një trup i kalitur dhe me muskuj JO gjithmonë shfaq këto cilësi.

Të gjithë ne kemi pika të forta dhe pika të dobëta në atë listë, ama nëse do të kompletosh fizikun tënd dhe funksionin tënd, atëherë duhet investosh pak kohë e mund aty ku çalon.

Scroll to Top