Search
Close this search box.

A MUND TA TARGETOJMË HEQJEN E DHJAMIT?

Kur shihemi në pasqyrë, pothuajse të gjithë mendojmë që kemi disa defekte fizike dhe disa pjesë dhjamore të tepërta. Duket sikur ajo masë aty nuk shkon dhe fillon stërvitjen intensive në atë zonë për ta hequr, duke shpenzuar shumë orë në javë me ushtrime, teknika dhe metoda të ndryshme. Por paçka se po përpiqesh shumë, prapë NUK sheh rezultin që kërkon. Kjo ndodh pasi po e përqëndron stërvitjen aq shumë aty, duke mos kuptuar se si funksionon vërtetë trupi ynë. E VETMJA mënyrë për të ulur masën dhjamore në një zonë të caktuar është nëse I GJITHË trupi fillon të humbas dhjamë.

Prandaj, nëse qëllimi yt është të dobësosh krahët, kofshët, barkun apo cilëndo pjesë tjetër duhet të stërvitësh të gjithë trupin. Bëj 10-20% ushtrime për atë zonë që ke merak, 80-90% ushtrime më gjithpërfshirëse (me pesha ose peshë trupi) dhe ushtrime kardiovaskulare të lehta + HIIT (me intensitet të lartë).

Scroll to Top