Search
Close this search box.

5 SEKRETE PËR DOBËSI

  1. Optimalisht, vakti i parë i ditës duhet të përmbajë ushqime proteinike, sic janë vezët (të ziera, të skuqura, omeletë me perime, djathë, etj), kosi grek me fruta pylli (boronica, manaferra) ose proteina pluhur (për ata që e konsumojnë). Konsumi i ushqimeve proteinike na mban të ngopur më gjatë, ndihmon në metabolizëm, sistemin muskular, etj. Gjithashtu evitoni ëmbëlsirat/sheqernat si ushqim i parë i ditës.
  2. “Gënjeje” veten duke konsumuar ushqimin e përditshëm, por në një pjatë më të vogël se zakonisht. Kjo ndikon te perceptimi ynë, duke na bërë të ndihemi sikur po hamë më tepër. Njëkohësisht mund të përdorësh edhe pirun/lugë më të vogla në mënyrë që konsumosh ushqimin më ngadalë, të tretet më mirë dhe të vij ndjesia e ngopjes më herët.
  3. Studimet tregojnë që konsumimi i ushqimit në ambiente që kanë shumë stimuj, sic janë zhurmat e ndryshme, televizori, telefoni, etj, ndikojnë duke na bërë të konsumojmë një sasi më të madhe ushqimi. Prandaj, sigurohu që kur ushqehesh të largosh shpërqëndrimet e ndryshme që ke rreth vetes (kryesisht telefoni) dhe të fokusohesh te ushqimi, ta konsumosh atë sa më me vetëdije.
  4. Jeta e përditshme sot është bërë shumë e shpejtë, obligimet, koha, detyrat, takimet dhe kur ulemi në tavolinë konsumojmë shumë shpejtë, për të kursyer sa më shumë kohë. Por, kjo është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëjmë. Duhet të ushqehesh me ngadalë, ta përtypësh mirë ushqimin derisa të bëhet një masë pakashumë e ujshme në gojë dhe më pas ta gëlltisësh. Përtypja e mirë e ushqimit është SHUMË e rëndësishme, pasi ndihmon sistemin tretës, përthith vlerat e ushqimit më mirë dhe ngopesh më shpejtë
  5. Sigurohu që në fillim të konsumosh ushqimet me dendësi të madhe, me pak kalori dhe të pasura me vlera nutritive, si perimet, zarzavatet, bishtajoret, sallatrat. Kjo bën që të ngopemi më shpejtë, duke na ndihmuar të konsumojmë me kontroll pjesën tjetër të vaktit. Gjithashtu mundohu të ulësh nevojën për pije, ëmbëlsira/sheqerna pas vaktit.
Scroll to Top