Search
Close this search box.

5 MITE RRETH USHQIMIT

1.“Nëse dua të dobësohem, duhet të ha shumë pak”

Nëse do shihja dy personat në tavolinë që duan të dobësohen dhe i pari ka një sallatë të vogël para, ndërsa i dyti ka një pjatë normale me mish, patate, legume, perime, zarzavate etj, do vija bast se i dyti ka më shumë gjasa të dobësohet në kohë. Kjo sepse personi i dytë merr nutrientët e duhur, ruan balancën e metabolizmit dhe ngopet për më gjatë. Këshillë! Mund të përzgjedhësh ushqime vegane, vegjetariane gjithashtu.

2. “Duhet të konsumoj sa më pak yndyrna ose aspak”

Mos ki frik nga yndyrnat! Ato janë shumë të shëndetshme për ne, për sa kohë vijnë nga burime natyrale, të paproçesuara, të papërpunuara. Në sasi të caktuara, janë një pjesë esenciale e dietës sonë. Këshillë! Në një ushqim të balancuar, 25 – 45% e kalorive ditore këshillohet të vijnë nga yndyrna si gjalpi, vajrat natyrale, frutat e thata, avokado, farat, vezët, bulmeti, etj.

3. “Që të dobësohem nuk duhet të fus në gojë as alkool e as ëmbëlsira”

Ndiq rregullin 80/20. 80% e kalorive ditore që marrim të vijnë nga ushqime natyrale dhe me nutrientë, ndërsa 20% e kalorive mund të vijnë nga ushqime çfarëdo që dëshirojme të hamë. Këshillë! Mos u ndjej i kufizuar shumë, por kujdes me sasinë.

4. “Më duhet se s’bën një dietë fikse”

Jo, nuk ke nevojë për dietë fikse. Për sa kohë ti konsumon më pak kalori se sa harxhon dhe merr ushqime natyrale (të paperpunuara), merr sasinë e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave që duhen, je shumë në rregull. Këshillë! Krijo variacion ushqimi që të të furnizojë gjithashtu me vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

5 “Nëse ushqehem si X person, do dukem si ai”

Por jo. Janë faktorë të ndryshëm. Trupa të ndryshëm, genetika e ndryshme, stili i jetesës i ndryshëm e shumë të tjera. Prandaj zgjidh çfarë të përshtatet ty më mirë. Këshillë! Llogarit gjithashtu aktivitetin fizik dhe nevojën tënde të sasisë dhe llojit të ushqimit.

Scroll to Top