MJAFTE BËRE USHTRIME BARKU.

Nëse mendon se vetëm ushtrimet e barkut mjaftojnë për një bel të hollë, me forma ose “6 pack”, gabohesh. Ushtrimet e barkut, maksimumi 10-15 minuta “sulm” në ditë, ndihmojnë për të formuar dhe forcuar muskujt në atë zonë. Por problemi qëndron tek shtresa dhjamore sipër tyre. Ajo nuk ulet duke bërë vetëm ushtrime barku.

Prandaj, më parë duhet të kesh rregulluar pjesën e ushqimit, duke krijuar defiçit ditor kalorish (shpenzo më shumë energji se sa merr). Kjo bëhet duke kontrolluar sasinë e llojin e ushqimit dhe duke shtuar intensitetin apo volumin e aktivitetit fizik (HIIT, Tabata, sprinte, kardio e lehtë dhe e gjatë, stërvitje me pesha, lëvizjen gjatë ditës, etj). Në këtë mënyrë ulet masa dhjamore në të gjithë trupin dhe del në pah forma dhe muskulatura e barkut.

Gjithashtu dhe 2 elementë shumë thelbësorë në eleminimin e dhjamit janë: GJUMI & DIELLI

Scroll to Top