Kur flasim për dobësim përveç kontrollit të ushqimit, mendja na shkon tek vrapi, ecjet e gjata, biçikleta, etj, por, këto nuk duhen parë si opsioni ynë i vetëm i stërvitjes pasi ushtrimet të tilla kardiovaskulare me intensitet të ulët-mesatar, për një kohë të gjatë dhe pa përfshirjen e ushtrimeve të forcës (veglat, pesha e trupit, etj), ulin masën dhe forcën muskulare. Qëllimi kryesor i cdo proçesi rënie në peshë është të ulim masën dhjamore ndërkohë që ruajmë/forcojmë atë muskulare.
Po pse kanë kaq rëndësi muskujt? Pasi muskujt, të japin forcë dhe posturë të drejtë, suportojnë tendinat dhe artikulacionet, ndihmojnë në rritjen e dendësisë kockore dhe përmirësojnë sistemin hormonal. Përvec këtyre duke u bazuar mbi strukturën kockore të gjithësecilit, muskujt janë përgjegjës për format, linjat e trupit, formën e krahëve, supeve, vitheve, kofshëve e çdo pjese tjetër. Prandaj çdo renie në peshë duhet të shoqërohet me ushtrime force.
Më poshtë paraqiten disa pika orientimi:
- Maksimumi 3-4 seanca kardio në javë nga 30-40 minuta secila, miks mes ecjes së shpejtë, vrapit të lehtë, vrapit të shpejtë, biçikletës dhe formave të tjera aerobike (ecja e përditshme nuk konsiderohet stërvitje e “mirëfilltë”, prandaj aty “mos u kurse”).
- Ushtrime kundër: 1. rezistencave të jashtmë (shtanga, gira, llastiqe, sleda, vegla) 2. peshës së trupit (gjimnastikë, calisthenic, etj)