Play Video
fitmax KIDS
FitMax Kids është realizuar për fëmijët nga mosha 6-12 vjeç, në të cilin mund të stërviten njëkohësisht edhe prindërit. Programi përbëhet nga 12 seanca stërvitore, të ndryshme nga njëra-tjetra. Kohëzgjatja e secilës seancë është rreth 30 minuta, ku përgjatë gjithë kësaj kohe ju do ndiqni Marinin, i cili stërvitet bashkë me grupin e tij të fëmijëve.
Ky program ka si qëllim kryesor të zhvillojë trupin dhe mendjen e fëmijës, duke e nxitur dhe motivuar atë vazhdimisht. Kjo do të arrihet me anë të ushtrimeve të ndryshme, bashkangjitur me lojra dhe sfida fizike, duke prekur kështu çdo element të fitnesit:
- Forcë
- Rezistencë
- Shkathtësi
- Shpejtësi
- Kordinim
- Balancë
- Elasticitet
- Posturë më e rregullt
- Nxitje e aktivitetit mendor
FitMax Kids është realizuar për fëmijët nga mosha 6-12 vjeç, në të cilin mund të stërviten njëkohësisht edhe prindërit. Programi përbëhet nga 12 seanca stërvitore, të ndryshme nga njëra-tjetra. Kohëzgjatja e secilës seancë është rreth 30 minuta, ku përgjatë gjithë kësaj kohe ju do ndiqni Marinin, i cili stërvitet bashkë me grupin e tij të fëmijëve.
Ky program ka si qëllim kryesor të zhvillojë trupin dhe mendjen e fëmijës, duke e nxitur dhe motivuar atë vazhdimisht. Kjo do të arrihet me anë të ushtrimeve të ndryshme, bashkangjitur me lojra dhe sfida fizike, duke prekur kështu çdo element të fitnesit:
Një tjetër qëllim i FitMax Kids është të krijojë mundësinë që prindërit të stërviten bashkë me fëmijët, duke kaluar kështu sado pak kohë cilësore dhe aktive së bashku.
Le t’i rikthejmë fëmijët në gjendjen e tyre natyrale, larg ekraneve të shumta dhe më pranë trupit të tyre.
Ky program:
- Realizohet vetëm me peshën e trupit, në shtëpi apo kudo tjetër
- Përmban seanca të plota (nxemje - workout - stretching/cool down)
- Përmban në mbyllje të çdo seance stërvitore një sfidë/lojë argëtuese për fëmijën
- Drejton hap pas hapi fëmijën dhe prindërit gjatë stërvitjes
- Ofron stërvitje dhe zhvillim të vazhdueshëm, prandaj mund të ndiqet për një periudhë afatgjatë nga fëmija