POLITIKAT E PRIVATËSISË
Në Marin Camaj, mbrojtja e të dhënave tuaja personale është prioriteti ynë. Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet për individët që përdorin shërbimet tona online (të përcaktuara në Kushtet e Shërbimit) dhe që vizitojnë faqen tonë (marincamaj.com). Ju lutemi lexoni tekstin vijues për të kuptuar politikat tona të menaxhimit të të dhënave. Përdorimi i programeve tonë online ose shfletimi i faqes sonë të internetit nënkupton pranimin e këtyre udhëzimeve. Nëse nuk jeni dakord me ndonjë aspekt të Politikës sonë të Privatësisë ose kushteve të lidhura me to, ju lutemi të mos vazhdoni të përdorni shërbimet e Marin Camaj ose të vizitoni faqen e web-it.
PËRDITËSIMET PËR POLITIKËN TONË TË PRIVATËSISË
Herë pas here, ne mund të përditësojmë Politikën tonë të Privatësisë. Çdo ndryshim do të shfaqet publikisht në faqen tonë të internetit dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë. Përdorimi i vazhdueshëm i shërbimeve të Marin Camaj ose shfletimi i faqes sonë të internetit pas modifikimit nënkupton pajtim me kushtet e përditësuara.
MBLEDHJA E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE
Mbledhja e informacionit personal nga të gjithë përdoruesit e Marin Camaj (përfshirë vizitorët e faqes në internet) është praktikë standarde, që mund të përfshijë emrat, numrat e telefonit, adresat, emailet, dhe informacionet e pagesave. Mund të hasni kërkesa për të dhëna personale nëse vendosni të angazhoheni ose të regjistroheni në faqen tonë të internetit.
Ju sigurojmë që nuk ruajmë asnjë të dhënë që lidhet me formën e pagesës online. (Kartë e Kreditit, PayPal). Përdoruesit duhet t’i fusin këto të dhëna sa herë që bëjnë porosi online dhe duan të paguajnë me Kartë Krediti ose PayPal. Për pagesat me WU/MoneyGram, ose Transfertë Bankare nuk është e nevojshme të futet asnjë informacion financiar (Kartë Krediti, PayPal, etj).
SI I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Të dhënat tuaja personale i përdorim vetëm për t’ju siguruar informacione, produkte dhe shërbime që kërkoni dhe që ne mendojmë se mund të jenë me interes për ju.
Informacioni personal që mbledhim për të regjistruar përdoruesit, përdoret vetëm për të komunikuar me ju, për t’ju ofruar shërbime, oferta dhe përditësime të tjera.
Në rastet që do të nevojitet akses për të kryer shërbimet me klientin, vetëm stafi i autorizuar i Marin Camaj mund të aksesojë informacionin personal të përdoruesve
Të dhënat tuaja personale i ruajmë në Cloud Servers të pajisur me standartet më të larta të sigurisë. Komunikimi në faqen web encriptohet nga një çertifikatë SSL, që mbron të dhënat tuaja kur ju plotësoni informacione personale dhe kryeni pagesa me Kartë Krediti ose PayPal.
KOMUNIKIM NËPERMJET EMAIL
Herë pas here ne mund t’ju dërgojme mesazhe, newsletters, njoftime dhe oferta promovuese që mendojmë se mund t’ju interesojnë. Email-e automatike që lidhen me shërbimin, të tilla si email mirëseardhjeje dhe komunikimet e lidhura me shërbimin mbërrijnë automatikisht pasi të regjistrohen. Ndani shqetësimet tuaja me përfaqësuesit e kujdesit ndaj klientit të Marin Camaj përmes telefonatave, takimeve ose shkrimeve; ata do t’i trajtojnë të dhënat tuaja në mënyrë të konfidenciale.
SHPËRNDARJA E TË DHËNAVE PERSONALE
PALËT E TRETA
Të dhënat tuaja nuk u jepen për përdorim palëve të treta. Ato përdoren me përgjegjshmëri vetëm nga ne, për t’ju informuar në lidhje me shërbime dhe promocione që mendojmë se mund t’ju interesojnë.
KLAUZOLA LIGJORE
Në rrethana të rralla, Marin Camaj mund të japë informacione personale për shkak të pyetjeve të policisë ose procedurave ligjore, respektimit të ligjeve, mbrojtjes së të drejtave, pasurisë dhe mirëqenies sonë, ose shmangies së dëmeve, sjelljeve të pahijshme ose mashtrimeve.
Nëse do të jemi të detyruar ligjërisht të japim informacionin tuaj personal tek një palë e tretë, do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për t’ju njoftuar, përveç rasteve kur kjo gjë do të shkelte ligjin apo urdhrin e gjykatës.
OPSIONET E PRIVATËSISË
PËRDITËSIMI I INFORMACIONIT TUAJ
Me kërkesën tuaj, Marin Camaj do të bëjë përpjekje për të përditësuar, ndryshuar ose fshirë të dhënat tuaja personale. Për të zbatuar kushtet e kësaj Politike të Privatësisë, për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose për të respektuar ligjet dhe rregulloret në fuqi, mund të na duhet të ruajmë informacionin tuaj.
MOSMARRJA E NJOFTIMEVE
Përdoruesit që nuk dëshirojnë të marrin përditësime, njoftime ose oferta promovuese mund të zgjedhin të mos i marrin këto komunikime. Për ta bërë këtë, mund të na kontaktoni drejtpërdrejt ose të ç’regjistroheni nga lista jonë e emailit.
SIGURIA
Ne marrim masa për të mbrojtur informacionin e mbledhur nga përdoruesit tanë nëpërmjet masave mbrojtëse fizike, teknike dhe administrative. Marin Camaj ofron trajnime për sigurinë dhe privatësinë për punonjësit e saj. Megjithatë, nuk mund të garantohet mbrojtja e plotë e informacionit. Prandaj, tregoni kujdes kur jepni informacione personale në internet.
SI TË NA KONTAKTONII
Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me Politikën e Privatësisë ose faqen e web, ju lutemi na kontaktoni.
*Ky sherbim eshte Non-Refundable.